Kuriozitete
Mercedes më s’është makina më e preferuar e shqiptarëve
“Volkswagen” është bërë makina më e preferuar e shqiptarëve. Janë të dhënat e Institutit të Statistikave që nxjerr në pah se kjo markë po blihet gjithmonë e më shumë, duke lënë pas “Mercedez Benzin”.
Vetëm në 3 muajt e parë të vitin 2023, fondi i autoveturave në vendin tonë është rritur me 8%. Në Shqipëri janë regjistruar 14.460 mjete të reja që u përkasin 276 markave.
Marka “Volkswagen” është me qarkullimin më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka “Mercedez Benz” me 16,3%.
Kryeqyteti mban vendin e parë për numrin e mjeteve të reja të regjistruara në 3 muajt e parë të vitit, pasuar nga Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Shkodra.
Por më pak mjetë të reja janë regjistruar në Dibër, Gjirokastër dhe Kukës.
Në kategorinë e mjeteve të reja rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej e zënë “Autoveturat” (83,5%) dhe “Motor” zënë (6,8%)./euronews
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person Sipas raportit të medias, udhëheqësja e grupit vdiq në aksident, dhe dy vajza u plagosën dhe... -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër












