Lajme
Mercedes sjell modelet e reja sportive
Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes-Benz, i ka publikuar pamjet e modeleve të reja sportive E63 AMG S, E63 S Estate dhe E53 AMG Cabriolet.
Modelet E63 AMG S dhe E63 AMG S Estate do të jenë të pajisura me motorin me 4.0 litra e tetë cilindra, i cili prodhon 612 kuaj-fuqi, shkruan Carwow.
Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë modeli E63 AMG S e arrin për vetëm 3.4 sekonda, ndërsa modeli E63 AMG S Estate për 3.5 sekonda. Çmimi i kësaj veture fillon nga 108,550 dollarë.
Si pako standarde në të gjitha modelet E63 do të jetë sistemi i tërheqjes me katër rrota, i njohur si 4MATIC+.
Modeli E53 AMG Cabriolet ka motor me vëllim prej 3.0 litrash me gjashtë cilindra, që prodhon 435 kuaj-fuqi.
Çmimi i kësaj veture nis nga 81,650 dollarë.
E-Diaspora
-
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA Ansambli shqiptar në Illinois performoi me valle tradicionale para ndeshjes së Chicago Bulls, duke e kthyer... -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë













