Lajme
Mërgata gjallëron kulturën në Kosovë
Ardhja e mërgimtarëve ka shtuar aktivitetet kulturore nëpër komunat kosovare. E veçanta e këtij vikendi është Festivali i Folklorik “Oda e Llapushës” që mbahet sot e nesër në Malishevë
Në të gjitha komunat e Kosovës po vazhdojnë të mbahen aktivitete të ndryshme kulturore me rastin e “Ditëve të Diasporës” pra Mërgata eshte duke e gjalleruar kulturën Kosovare. Aktivitetet janë shtuar edhe në komunat më të vogla të Kosovës, ndërsa e veçanta e këtij vikendi është Festivali i Folklorik “Oda e Llapushës” që mbahet sot e nesër në Malishevë.
Në këtë festival do të prezantojnë rapsodët më të njohur të folklorit shqiptar, ndërsa shfaqja është e ndarë në dy edicione, njëri mbahet sonte dhe tjetri nesër.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Komuna e Malishevës, në festival marrin pjesë: Ali Krasniqi’ SHKA “ Salih e Feriz Krasniqi; “Të bijtë e Sefë Mleqanit; SHKA “ Muharrem e Xhevat Qena “SHKA “ Jehona e Dukagjinit, rapsodi Islam Hasi
rapsodi Agim Korpuzi; rapsodi Lul Sejdiu; Fatmir Bajra; vëllezërit Çeta; rapsodët Liti dhe Biti; vëllezërit Zogaj; Gëzim Bytyçi; Ansambli i valleve “ Llapusha; SHKA “Shotë Galica”; Ferid Dida me grupin e Kukësit etj.
Ndërsa krahas mbajtjes së Festivalit “Oda e Llapushës”, në Malishevë të premten është hapur edhe panairi artizanal, ku po prezantohen punimet e dorës si dhe të ushqimeve tradicionale, me qëllim të ruajtjes së traditës dhe njoftimit të gjeneratave te reja me traditën shqiptare.
Krahas veshjeve popullore dhe punimeve tjera zbukuruese, në këtë panair janë të prezantuara edhe çiftelitë dhe punimet nga druri, materiale tjera “jana” e “qilima”, veshje tjera tradicionale, pastaj ushqime tradicionale, si flija dhe ëmbëlsira.
Hapjen e panairit e bëri nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili i inkurajoi ata që merren me zhvillimin e kësaj veprimtarie dhe kultivimin e traditës.
Këtë panairi, po e vizitojnë shumë qytetar, ndërsa më kureshtar duket të jenë mërgimtarët, të cilët edhe janë blerësit kryesor në këtë panair.
Në anën tjetër, gjatë tri netëve të kaluara në Deçan janë mbajtur manifestime të ndryshme, në kuadër të “Ditëve të Diasporës 2014”.
Kryetari i komunës Rasim Selmanja tha së Deçani, po vazhdon ta ruaj traditën si në kulturë dhe vlera tradicionale, po ashtu edhe në manifestime edhe evenimente të ndryshme, andaj vet pjesëmarrja e qytetareve në këto organizime, sipas tij, i bën administron të ndihet mirë.
Për tre net radhazi në qendër të qytetit janë mbajtur koncerte të ndryshme si : më 29 Korrik, Koncert me Rapsodë Deçanas dhe të Komunave tjera të Kosovës, ku dhe janë nda mirënjohje postmortum për rapsodët që nuk janë më në jetë, për humoristët e komunës së Deçanit dhe drugdhendësit.
Po ashtu për nderë të bashkatdhetarëve, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunës së Kamenicës, organizoi koncert me moton “Respekt për bashkatdhetarët”. Koncerti u organizua në hapësirë të hapur, në Sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë.
Vlen të theksohet pjesëmarrja e madhe e qytetarëve, reagimet e tyre, dhe falënderimet e tyre për organizatorët, e gjithashtu edhe kërkesat e tyre për organizime të tilla në vitet e ardhshme. Gjithashtu në respektim të traditës në ushqime, u organizua shpërndarja e ushqimeve tradicionale, me qëllim të promovimit të tyre për gjeneratat e reja.
Ndryshe, “Ditët e Diasporës” do të mbahen deri më 15 gusht, ndërsa takimi tradicional për bashkatdhetarët mbahet nesër, me 2 gusht në Prekaz të Skenderajt. Ky tubim organizohet nga Ministra e Diasporës, e cila gjithashtu do t’u shpërndaj mirënjohje për mërgimtarët më të zellshëm dhe për organizatat që kontribuojnë për bashkatdhetarët.
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga












