Kosova
Ftesë shoqatave shqiptare për tu bashkuar në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve
Organizatorët u bëjnë ftesë shoqatave shqiptare në Zvicër që të marrin pjesë në takimin konsultativ që mbahet këtë të shtunë, në Bernë
Në një ftesë publike që shoqata “Dora d’Istria” dhe Lidhja e Shqiptarëve në Botë u drejtojnë shoqatave shqiptare në Zvicër, njoftohet se në Gjenevë, me një sërë aktivitetesh do të shënohet 30 gushti, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Dhunë. Platforma mediale albinfo.ch do të jetë partner medial i organizimit.
Për të realizuar këtë organizim, shoqatat në fjalë kanë paraparë një takim konsultativ me shoqatat e interesuara, që do të mbahet më 19 korrik, në Bernë. Për këtë takim, dy organizatat në fjalë, përveç ftesës publike të publikuar nga platforma albinfo.ch (sponsor medial), u kanë dërguar ftesa të veçanta të gjitha shoqatave, rrjeteve dhe subjekteve shqiptare të Zvicrës. Dy ditë para mbajtjes së takimit konsultativ, shoqata “Dora d’Istria” dhe Lidhja e Shqiptarëve në Botë apelojnë edhe njëherë që sa më shumë organizata t’i bashkohen këtij takimi që mbahet këtë të shtunë, më 19 korrik, në Bernë.
Në vazhdim, teksti i ftesës:
Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Dhunë , aktivitete të mërgatës shqiptare
“PËRDERISA I KUJTOJMË, ATA JETOJNË”
Të nderuar përfaqësues të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, përfaqësues shqiptarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi,
Të nderuar përfaqësues të shoqatave shqiptare në Zvicër,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë për një takim paraprak në lidhje me projektin e manifestimit të 30 gushtit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. Ky manifestim organizohet nga Shoqata Kulturore “Dora d’Istria” dhe Lidhja e Shqiptarëve në Botë, me mbështetje të institucioneve më të larta të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kantonit të Gjenevës. Takimi ynë ka për qëllim të angazhojë të gjithë shqiptarët për kauzën e drejtësisë dhe njohjes së fatit të mijëra të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë këtij takimi do të diskutojmë detajet e manifestimit dhe mënyrat se si çdo shoqatë mund të kontribuojë në programin e tij triditor dhe të mbështesë këtë kauzë të rëndësishme kombëtare. Bashkëpunimi ynë është kyç për sigurimin e një zëri të fuqishëm shqiptar, për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë çështje edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj për këtë takim të nivelit kombëtar dhe të jeni pjesë e këtij angazhimi që ka për qëllim njohjen e dhimbjes dhe vuajtjes së shumë familjeve shqiptare, si dhe thirrjen për drejtësi.
Detajet e takimit:
-
Data: e shtunë, 19 korrik 2025
-
Vendi: Qendra e kongreseve , Allresto Kongresszentrum, Effingerstrasse 20, 3008 Bernë
-
Koha: Pasdite, 17:00
Me respekt,
Mirishahe LIMANI HILER
Nazmi JAKURTI
Përgjegjës nga
Shoqata Kulturore “Dora d’Istria”
Lidhja e Shqiptarëve në Botë
Gjenevë, Bernë
Kontakt: +41 79 278 20 65 dhe +41 79 607 46 74
Rreth hollësive për manifestimin do të njoftoheni
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Korrik 2025
- Ora17:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit17 Qershor 2025 - 10:00
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër Kërkesa për të pasur një patentë fizike drejtimi mund të bëhet thjesht një kujtim në Zvicër.... -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici













