Kosova
Mërgimtarë të shumtë presin Vitin e Ri në Kosovë
Vetëm gjatë vikendit në Kosovë kanë hyrë 50 mijë persona.
27 mijë e 573 persona kanë hyrë në Kosovë vetëm të shtunën, shkruajnë mediat kosovare.
Festat e fundvitit kanë bërë që ky numër i madh i mërgimtarëve t’u drejtohen rrugëve të gjata për në Kosovë.
E gjithë kjo që të jenë afër të dashurve të tyre dhe në vendin ku janë rritur, në atmosferë festive.
Në bazë të të dhënave që ka siguruar IndeksOnline nga Drejtoritë Rajonale të Departamentit të Policisë Kufitare, në vikend kanë hyrë 52 mijë e 257 persona.

Ndërsa 2 mijë e 929 këmbësorë kanë hyrë nëpër pikat kufitare në Kosovë.
Ky ritëm i mërgimtarëve nuk u ndal as të hënën.
Sipas të dhënave 24 mijë e 672 mërgimtarë kanë hyrë në vend të hënën.
E për këtë janë krijuar kolona të gjata këto ditë në pikat kufirtare.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga ky pikëkalim duhet të pritet një orë, ndërsa për të dalë pritjet janë 15 minuta.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
















