Kosova
Mërgimtarët, drejt pushimeve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Bashkatdhetarë të shumtë kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se në pikat kufitare nuk raportohet për kolona dhe se hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.
Ditët e fundit, sipas Qendrës, thuhet se ka pasur fluks të ardhjeve nga mërgimi.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar këtu.
Ndryshe, nga data 1 korrik ka nisur edhe subvencionimi i policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.
Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe është e vlefshme vetëm për automjetet jokomerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse
Subvencionimi nuk përfshin policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij njëmujor, dhe as automjetet si autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Policat e sigurimit të marra në zyrat e BKS brenda territorit të Kosovës, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.
Kjo iniciativë e Qeverisë ka për qëllim lehtësimin e udhëtimeve për bashkatdhetarët që vizitojnë vendin gjatë sezonit veror.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












