Lajme
Mërgimtarët e këtyre dy shteteve dërguan më së shumti të holla në Shqipëri
Gjatë vitit 202o janë mbi 1 miliard euro transfere personale nga e gjithë bota që mbërritën në Shqipëri, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat. Këtu përfshihen në pjesën më të madhe paratë që emigrantët dërgojnë në vendin mëmë, por edhe kompensimet e punonjësve, përcjell albinfo.ch.
“Monitor” ka përpunuar të dhënat e Eurostat, sipas shteteve.
E para është Italia, shteti ku jetojnë dhe punojnë një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë. Nga Italia kanë ardhur 260 milionë euro në formën e transfereve personale, ose 25% e totalit, duke qëndruar në nivele të njëjta me një vit më parë.
Në vend të dytë është Mbretëria e Bashkuar, që vitet e fundit është bërë e preferuar për shumë të rinj që më së shumti hyjnë në Britani në rrugë ilegale. Nga ky shtet, niveli i transfertave në 2020-n ishte 204 milionë euro, ose gati 20% e totalit.
Në vend të tretë është Greqia, ndonëse është nga shtetet ku jetojnë e punojnë më shumë emigrantë shqiptarë. Nga shteti fqinjë kanë ardhur 169 milionë euro ose rreth 16% e totalit. Për shkak të lidhjeve tokësore, nga Greqia një pjesë e madhe e transfertave vijnë në mënyrë informale dhe nuk regjistrohen në të dhënat e Eurostat.
Në vend të katërt është Gjermania, që është bërë së fundmi e preferuara për shumë individë që shkojnë të punojnë me kontratë në ekonominë më të madhe të Europës. Nga Gjermania janë dërguar 143 milionë euro, ose gati 14% e totalit, duke shënuar një nivel rekord. Në krahasim me vitin 2017, transferet nga Gjermania drejt Shqipërisë janë rritur me rreth 43%.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u dërguan në 2020-n rreth 101 milionë euro, ose gati 10% e totalit. E gjashta është Franca, një tjetër destinacion i preferuar, sidomos nga azilkërkuesit për shkak të politikave të shumta sociale që ofron. Më 36.5 milionë euro nga Franca erdhën 3.5% e totalit të transfereve në 2020-n.
Më pas renditen Zvicra (12.5 mln euro), Belgjika (11.8 mln euro), Kanada (10.9 mln euro), Austri 10.7 (mln euro), ndërsa nga shtetet e tjera vijnë më pak se 10 milionë euro në vit. (shiko grafikun). Në total, transferet personale që rezidentët në vendet e Bashkimit Europian dhe në botë dërguan në Shqipëri në vitin 2020 shënuan një rekord prej 1.03 miliardë eurosh, sipas Eurostat.
Sipas përkufizimit të Eurostat, pjesa më e madhe e transfereve personale konsiston në fluksin e parave që dërgohen nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Edhe pse ishte një vit pandemik, me kufizime të ndjeshme të udhëtimeve, në 2020-n u shënua niveli më i lartë i këtyre transfereve drejt Shqipërisë, që prej vitit 2013, kur Eurostat raporton të dhënat për vendin tonë.
Sipas aktorëve shqiptarë të tregut, kjo tendencë lidhet edhe me faktin se për shkak të kufizimeve të udhëtimeve fizike, shumë janë detyruar që të përdorin kanale formale për të dërguar para tek të afërmit e tyre. Një tjetër faktor lidhet me ndihmën që fëmijët jashtë u dërguan prindërve apo të afërmëve të tjerë për të përballuar koston e shpenzimeve nga xhepi për kurimin nga Covid-19. Në krahasim me vitin 2013, transferet personale janë rritur me 33%./Monitor
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













