Kosova
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
Probleme me dërgimin e kodit në email dhe mosparaqitja e linjave ndihmëse dedikuar Diasporës, vështirëson regjistrimin e mërgimtarëve.
Mërgimtarët në Diasporë kanë adresuar tek Albinfo.ch shumë probleme lidhur me regjistirmin online të popullsisë.
Për plotësimin e të dhënave për regjistrim, shumë qytetarë nga Diaspora thonë se nuk u vjen kodi në email, për të vazhduar regjistrimin dhe, në fund, edhe pas plotësimit, nuk tregohet se sa persona të familjes janë regjistruar nga Diaspora.
F.R. nga nga kantoni i St.Gallen, me origjina nga Gjilani, tregon se po haset së bashku me familjen në shumë probleme në webin për t’u regjistruar.
“Ka dy ditë që po provoj të regjistrohem unë dhe familja ime, por nuk arrijmë dot, sepse kodi për të vazhduar në regjistrim nuk më vjen në email, pavarësisht se kam provuar disa herë”, tregon ai.
Ndërkohë edhe numrat e telefonit dedikuar për ndihmën e udhëzimeve për Diasporë nuk funksionojnë dhe nuk paraqitet askush, tregojnë mërgimtarët.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












