Lajme
Mërgimtarët: Në vend të manifestimeve, na krijoni lehtësira në kufi!
Ditëve të fundit gjithandej nëpër Kosovë janë intensifikuar manifestimet kushtuar mërgimtarëve. Por, këto organizime të Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht të Ministrisë së Diasporës si duket nuk po u lënë shumë përshtypje mërgimtarëve, raportojnë mediet e Prishtinës. “Një pjesë e tyre, të mllefosur me radhët e gjata që po krijohen nëpër pikat kufitare, thonë se më mirë do të ishte që në vend të manifestimeve t’u krijohen lehtësira nëpër pika kufitare dhe t’u hiqen taksat që ata paguajnë me të hyrë në atdhe, raporton KTV.
Nga ana tjetër Xhevdet Sfarça nga Ministria e Diasporës, ka thënë se nuk mund të bëjnë asgjë për ankesat e këtyre mërgimtarëve. Sipas Sfarçës pagesa prej 41 eurove e policave të sigurisë bëhet pasi që Kosova nuk njihet nga byroja e kartonit të gjelbër.
Pa marrë parasysh këto shqetësime, Sfarça ka thënë se bashkatdhetarët që kthehen në Kosovë gjatë pushimeve kanë me çfarë të merren pasi që manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës 2012” u ofron aktivitete të ndryshme, përfundon KTV.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













