Lajme
Mërgimtarët nga Maqedonia të pa interesuar për deputetët e diasporës
Përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë po bëjnë përpjekje për të tërhequr dhe mundësuar votimin e diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Të gjitha përfaqësitë diplomatike janë vënë në gatishmëri të plotë për të plotësuar kushtet e kërkuara, mirëpo ato pranojnë se procesi po ecën me ngadalësi dhe nuk ka siguri se operacioni i tillë për votimin e diasporës do të jetë i suksesshëm.
Disa ambasada më të njohura përfshirë Brukselin, Parisin, Berlin, Stokholmin, Uashingtonin, Bernin, Hagën dhe vende tjera kanë bërë publike shpalljet nëpër gazetat më të njohura të këtyre vendeve, ku njoftohen emigrantët për të dhënë votën e tyre në përfaqësitë diplomatike, të caktuara si qendra të votimit, shkruan INA.
Mijëra euro është çmimi i një shpallje nëpër gazetat e mirënjohura evropiane dhe në kontinetet e tjera, andaj ambasadat theksojnë se kanë buxhete të kufizuara dhe nuk kanë mundësi për të shpallur disa herë shpalljet për zgjedhjet.
Edhe përkundër njoftimeve të përsëritura për emigrantët për tu regjistruar dhe për të verifikuar të dhënat në listat e votimit, si dhe për tu regjistruar për të votuar, në përfaqësitë diplomatike theksojnë se numri është shumë i vogël i atyre që kanë kryer këtë obligim dhe që mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Përfaqësitë diplomatike shpresojnë se gjatë këtyre ditëve të festës do të ketë rritje të numrit dhe se ata do të jenë në gatishmëri për të pritur të gjithë shtetasit që janë në emigracion dhe kanë të drejtën e votës.
Mërgimtarët theksojnë se kanë probleme edhe për tu njohur me kandidatët e propozuar që duhet të votohen në diasporë nga ana e partive politike. Një emigrant thekson se e ka vështirë të dij se cili është kandidati që duhet të votojnë dhe nga cila parti është i propozuar.
Deri tani një pjesë e vogël e partive ka propozuar kandidatët në diasporë, mirëpo janë edhe ata që pritet të shpallin kandidatura të pavarura. Jozyrtarisht mbi 40 mijë shtetas figurojnë në diasporë në Evropë, sipas mediave maqedonase, ndërsa kjo shifër dyshohet të jetë e dyshifuar duke marrë parasysh numrin e madh të emigrantëve shqiptarë që jetojnë atje.
Në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, diaspora do të zgjedh tre deputetë, njëri nga Evropa, njëri nga SHBA dhe Kanadaja dhe deputeti i tretë nga Azia dhe Australia. /ina&albinfo/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











