Maqedonia
Mërgimtarët nga Zvicra ndihmojnë vendlindjen e tyre në Tetovë
Me donacion të mërgimtarëve në oborrin e shkollës fillore “Përparimi” dhe te Posta në Reçicën e Madhe të Tetovës janë formuar kënde për lojëra të fëmijëve në vende të hapura.
Luhatëset, rrëshqitëset e fëmijëve dhe lojërat e ngjashme i kanë blerë njerëz nga Reçica e Madhe e Tetovës të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Ata kanë grumbulluar para dhe i kanë blerë pajisjet për zbavitje të fëmijëve të cilët pastaj në koordinim me bashkësinë lokale dhe shkollën është vendosur që të vendosen në oborrin e shkollës dhe në një lokacion në afërsi të Postës në Reçicë të Madhe, me qëllim që të jenë në dispozicion për të gjithë fëmijët në vend, shkruan koha.mk.
“Erdhën mërgimtarët dhe na thanë se dëshirojnë të formojnë një kënd lojërash në hapësirë të hapur. Ne vetëm ua përcaktuam vendin për vendosjen e tyre. Ata vetë i blenë dhe i vendosën, kështu që nuk kemi informacion se sa kushton donacioni. Megjithatë, jemi shumë falënderues që nxënësit tanë do të kenë se ku të zbaviten. Shpresoj se edhe nxënësit gjithashtu do të dinë të çmojnë donacionin dhe se do të mundohen t’i ruajnë rekuizitat”, deklaroi Naser Nuhija, drejtor i shkollës fillore “Përparimi”, përcjell albinfo.ch.
Në shkollën “Përparimi” këtë vit shkollor nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë kanë përfunduar gjithsej 673 nxënës. Për vitin e ardhshëm shkollor janë regjistruar 80 filloristë në tri paralele.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana














