E-Diaspora
Mërgimtarët nga Zvicra, sërish në shpëtim të Kërçovës
Tashmë është formuar edhe një grup punues, të cilin po e udhëheq doktori shqiptar në Zvicër, Gafur Sherbeti, njëherësh kryetar i Shoqatës Kulturore “Kërçova” në Zvicër
Diaspora kërçovare në Zvicër është mobilizuar sërish për të përkrahur Fatmir Deharin që të rizgjidhet edhe në mandatin e dytë kryetar i Kërçovës.
Janë bërë bashkë veprimtarë e familjarë, të cilët po përgatiten që sërish të udhëtojnë në mënyrë të organizuar në vendlindje për të mbajtur Kërçovën shqiptare.
Tashmë është formuar edhe një grup punues, të cilin po e udhëheq doktori shqiptar në Zvicër, Gafur Sherbeti, njëherësh kryetar i Shoqatës Kulturore “Kërçova” në Zvicër.
Sherbeti ka bërë të ditur për albinfo.ch se tashmë janë rreth 3 mijë kërçovarë që kanë konfirmuar se do të udhëtojnë për në Kërçovë për të votuar në zgjedhjet e 15 tetorit për kandidatin koncensual të të gjitha partive politike shqiptare, Fatmir Deharin, që të vazhdojë mandatin edhe katër vjetët e ardhshme në krye të Komunës së Kërçovës, e cila për herë të parë iu rikthye shqiptarëve pas 50 e më shumë vjetëve.
Sherbeti bëri të ditur po ashtu se janë organizuar fluturime për mërgimtarët kërçovarë me aeroplan në drejtimet Bazel- Ohër dhe Cyrih-Ohër.
«Aeroplani i parë me “Air Partner” niset të shtunën në orën 17 nga Bazeli për në Ohër dhe kthimi është paraparë të dielën në orën 17. Po ashtu është organizuar edhe një aeroplani tjetër që do të niset nga Cyrihu të shtunën me kompaninë “Helvetic”, tha Sherbeti.
Bileta nga Bazeli kushton 400 franga, por kërçovarët duhet të paguajnë vetëm gjysmën, ngase të tjerat i ka siguruar nga sponsorët shoqata “Kërçova” në Zvicër.
Nga Cyrihu bileta kushton 300 franga, ndërsa kërçovarët duhet të paguajnë vetëm 250 franga, derisa të tjerat janë siguruar nga shoqata.
Udhëtime do të ketë edhe me autobus me kompaninë “Solo Reisen”, e bileta do të kushtojë vetëm 70 franga kthyese.
Me gjithë mobilizimin, Sherbeti ka pranuar se mungon emocioni i para katër vjetëve, kur interesimi ka qenë shumë i madh për zgjedhjet komunale në Kërçovë.
«Te ne kërçovarët aktivizohet aeroplani në momentin e fundit», tha kryetari i Shoqatës Kulturore “Kërçova” në Zvicër.
Sherbeti tha se me gjithë zhgënjimin e disa prej bashkëqytetarëve, Fatmir Dehari ka filluar ndryshimin dhe duhet të vazhdojë me ndryshime.

Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet Investim 90 milionësh i SBB-së për trenat me dy kate... -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil










