Lajme
Mërgimtarët po paragjykohen, thotë psikologja Dafina Kajtazi
Megjithëse është kundër fyerjeve që po ju bëhen diasporës sidomos nga personat publik, psikologja, Dafina Kajtazi, thotë se kjo ndodh nga se jetojmë në kultura të ndryshme
Në Kosovë po vazhdon debati për urrejtjen e diasporën i nisur nga disa deputet e gra ministrash e në të cilin ishte bërë pjesë edhe kryeministri Mustafa. Së fundi deputetja e Lëvizës Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka shkruar lidhur me këtë debat. Pa dyshim ajo ka dalë në mbrojtje të mërgatës kosovare. “Mërgimtaret janë motrat, vëllezërit, kusherinjtë, dajt, axhallarët, hallat e tezet tona. Për ta ne kemi veç respekt e dashni! Ne ju duam #mezemer”, ka shkruar Pantina profilin e saj në facebbok, transmeton albinfo.ch
Megjithëse është kundër fyerjeve që po ju bëhen diasporës sidomos nga personat publik, psikologja, Dafina Kajtazi, thotë se kjo ndodh nga se jetojmë në kultura të ndryshme.
“Të fyesh dike dihet se nuk është mirë sepse përveç tjerash tregon shumë për personin i cili fyen. Dihet se ne njerëzit jemi të ndryshëm në shume aspekte, e kur jetojmë dhe rritemi në kultura të ndryshme dallimet janë edhe më të mëdha. Kjo ndodhe për arsye se ambienti dhe kultura ku ne rritemi ndikojnë në formimin tonë. Natyrisht se duhet pasur kujdes kur shprehim opinionet tona, ende më shumë nëse jemi persona publik sepse dihet që ndikimi i fjalës sonë është shumë i madh. Pse ndodhin këto fyerje është vështirë të konkludojmë, mirëpo mund të ndodhë edhe për faktin që personat në fjalë nuk kanë kontakt më njerëz nga kultura tjera dhe si pasojë nuk e respektojnë diversitetin”, ka thënë Kajtazi për albinfo.ch.
Ajo ka shtuar se sjellja e jonë ndaj tyre duhet të jetë e drejtë për shumë arsye. Kajtazi po ashtu tërheq vërejtjen se diaspora duhet trajtuar e barabartë me ne.
“Nuk duhet harruar se ata bëjnë shumë për vendin, duke filluar nga shpenzimet që bëjnë gjatë pushimeve si dhe remitencat që pranohen në Kosovë e të cilat ndikojnë në zhvillim ekonomik”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












