Lajme
Mërgimtarët, të indinjuar me dhunën ndaj protestave paqësore
Një grup të rinjsh, studentë dhe veprimtarë shqiptarë me qëndrim në Zvicër, reagojnë kundër dhunës së ushtruar nga policia kosovare ndaj protestës paqësore në kufijtë me Serbinë, në Merdare dhe në Dheun e Bardhë.
Ata e vlerësojnë si të drejtë vendimin e Vetëvendosjes për të protestuar në mënyrë paqësore për mos respektimin e vendimit të Parlamentit të Republikës së Kosovës.
“Policia e Kosovës, e dirigjuar nga Qeveria Thaçi, intervenoi dhunshëm për t’i shpërndarë protestuesit paqësorë, duke iu shkaktuar atyre lëndime trupore serioze dhe duke arrestuar shumë prej tyre. Në mesin e të arrestuarve ishin edhe disa deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe nënkryetari i Parlamentit, pavarësisht imunitetit që kanë”, thuhet më tutje në reagimin e grupit të mërgimtarëve.
“Ne e dënojmë dhe gjykojmë të papranueshëm intervenimin mbi protestuesit shqiptarë dhe deputetët. Ky veprim, Kosovën po e shndërron në një shtet policor i cili po mohon të drejtat legjitime të popullit. Një qeveri që nuk respekton vendimet e parlamentit, dhe rrah e burgos deputetet e opozitës është fillimi i një diktature!”, përfundon shkresa e grupit të mërgimtarëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












