Lajme
Mërgimtari i meremeton shtëpinë invalidit
Idriz Ramadani thotë se e ka vizituar dhe ka ndihmuar shpesh familjen e Lumni Kadriut, por që tani kishte vendosur që t’ia meremetojë dhe mobilojë shtëpinë
Diaspora shqiptare gjithmonë u është gjendur nevojtarëve në Kosovë e gjetiu. Solidarizimin e një mërgimtari e ka ndjerë së fundi edhe Lumni Kadriu , nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, invalid i rëndë (pa dy këmbët). Ai është bërë me shtëpi të meremetuar, të rregulluar dhe të mobiluar mirë, falë një bashkatdhetari nga komuna e Vitisë.
Idriz Ramadani nga Vitia, me qëndrim në Austri dhe vëllezërit e tij, kanë përuruar të premten shtëpinë e Lumniut, në prani edhe të Ismet Salihut, kryesues i KK të Skenderajt, i cili fillimisht i priti ata në zyrën e tij, shkruan gazeta Zëri.
Salihu ka falënderuar Ramadanin për ndihmën e madhe që i ka dhënë familjes së Lumni Kadriut, e pastaj theksoi se nevojat dhe kërkesat për strehim janë akoma të mëdha, por mundësit e komunës janë të vogla.
“Ju keni bërë një vepër të madhe humanitare dhe unë në emër edhe të Lumniut, por edhe qytetarëve të Skenderajt u shpreh mirënjohje dhe falënderim”, tha Salihu.
Ndërkaq Idriz Ramadani, i cili ka investuar në meremetimin e shtëpisë së Lumniut, tha se e ka vizituar dhe ka ndihmuar shpesh këtë familje, por që tani kishte vendosur që t’ia meremetojë dhe mobilojë shtëpinë, e cila siç tha ai, “e kishte vetëm skeletin”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










