Lajme
Mërgimtari: Në Gjermani vlerësohet puna, cilësia dhe korrektësia
Mërgimtari nga Gjermania: Atje gjermanëve nuk u intereson a quhesh Hans a Hasan, ata e shohin cilësinë e punës
Mërgimtari shqiptar, Ilir Sinani, i cili tash e disa vjet jeton dhe vepron në Gjermani, ka thënë se në këtë shtet vlerësohet puna, cilësia dhe korrektësia. Sipas tij, atyre nuk u intereson se a e kryen punën Sinani apo Hansi, rëndës ka që puna të kryhet, përcjell albinfo.ch.
Sinani thotë se nuk ka pas kurrfarë pengese në punën që kryen ai, për faktin se është shqiptar nga Kosova.
“Atje s’ka diferencime, nuk e kam vërejt për asnjë moment. Unë nuk kam kurrfar pengesë që jam si shqiptar me punu. Punën duhet me ba si Hansi, si Tomasi. Puna vlerësohet jo emri. Unë çka mujt me vërejt korrektësia është numër një. Mashtrimi, genjeshtra dhe dallaverët nuk kanë vlerë atje. Ne kemi qenë korrekt me punën që kemi bërë dhe kjo na ka kryer punë shumë”, ka thënë ai në një intervistë për Demos.
Sinani në këtë intervistë po ashtu ka folur edhe për humbjet që kanë përjetuar në luftën e fundit.
Ai thotë se duke qenë në mërgim, ka qenë më vështirë për ta.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












