Kosova
Mërgimtari nga Austria: Barrikaduesit kanë gjuajtur shok-bomba
Mërgimtari që hasi në barrikada: Kanë gjuajtur me shok-bombë, bllokimi u bë në prezencë të policisë, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se një mërgimtari që ishte nisur nga Austria për në Kosovë i është bllokuar rruga në Kurshumli, aty serbët vendosen barrikada.
Mërgimtari A.Z. ka thënë se barrikaduesit kanë gjuajtur edhe me shok-bomba, teksa shtoi se bllokimi i rrugës u bë në prezencë të policisë.
“Shumica e shqiptarëve atje kanë qenë të bllokuar. Na kanë bllokuar rrugën me traktor dhe me disa kerre. Kanë gjuajtur shok-bomba. Policia ka qenë prezente aty kur na kanë bllokuar rrugën”, është shprehur ai për Klankosova.
Tutje, ai shtoi se ishte kthyer për në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.
Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë thirrje që të përdoren pikëkalime kufitare të tjera, pasi ai në Merdar tashmë është i bllokuar.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












