Lajme
Mërgimtari nga Gjermania sjellë një autoambulancë për Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë
Autoambulanca kap vlerën e 40 mijë euro
Bëhet e ditur se një mërgimtar kërçovarë nëpërmjet shoqatës gjermane “Duart e Ndihmës” ka sjellë një autoambulancë për Shtëpinë e Shëndetit Kërçovë, përcjell albinfo.ch.
Autoambulanca kap vlerën e 40 mijë eurove dhe është e pajisur me të gjitha kushtet moderne dhe aparatura të sofistikuar.
Kryetari shoqatës tha se shpreson që me këtë autoambulancë të shpëtojnë shumë jetë njerëzish.
Pranimi i këtij donacioni u bë në Komunën e Kërçovës i cili falënderoi mërgatën.
Nismëtar i këtij donacioni, Shpenzim Dervishi, që jeton në Gjermani.
Ai tha se vendosi që si donacion të sjellin një autoambulancë pasi e dinte situatën në Spitalin e Kërçovës.
“Vlera e kësaj autoambulance është 40 mijë euro, kurse me zotëri Frankun kemi bashkëpunuar dhe bashkëpunojmë dhe bëjmë aktivitet të shumta edhe në Gjermani
Dhe pas një bisede i tregova si është situata këtu në Maqedoni dhe para një viti ma dha fjalën se do na bëjë një dhuratë të mijë dhe do të shkojmë atje te vendlindja jote”, tha shpenzim Dervishi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











