Lajme
Mërgimtarit i thyhet vetura, i marrin 14 mijë €
Një mërgimtarit nga Gjermania, i cili erdhi për pushime në Kosovë, persona të panjohur i kanë thyer veturën e tij, me ç’rast i kanë vjedhur edhe 14 mijë euro para, si dhe dokumentet e tij personale.
Fidai Restelica rrëfeu për Info Magazine të Klan Kosovës se si dhe ku kishte ndodhur ngjarja, përcjell albinfo.ch.
“Unë vi nga fshati Pomozitin, i komunës së Fushë-Kosovës. Ishim me vëllain, erdhëm me dy punëtorë prej Frankfurtit, ata deshën ta vazhdonin rrugën për në Shqipëri, e ne u ulëm për të ngrënë bukë”.
“Kur kemi dalë, xhami i veturës ka qenë i thyer, janë vjedhë dy çanta. Shuma e parasë ka qenë 14 mijë euro, para të gatshme, më kanë vjedhë telefonin, dokumentet krejt, pajisjet krejt, dokumentet me pasaportë, me patentëshofer, me dokumente të veturës e krejt çka ka mund të kishte aty”, ka treguar ai, duke shtuar:
“Policia kanë ardhur brenda katër minutash, rasti është hap menjëherë. Dyshime kishin në një person, i cili kishte qenë i burgosur. Prokurori e ka liruar në burg shtëpiak, ata kanë shku tek shtëpia e tij s’kanë mund ta gjejnë në shtëpi dhe dyshimet më të mëdha tyre ishin tek ai person. Vetura e tyre [plaçkitësve] ishte Golf 5”.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











