Futboll
Meritan Shabani, bëhet “Dardan”
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka deklaruar se shteti është duke përgatitur pasaportat për disa futbollistë të rinjë që do të bëhen “Dardanë”.
Suksesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll në dy vjetët e fundit është faktori kryesor që futbollistët shqiptarë që luajnë në Evropë t’i thonë “Po” ftesës së Kosovës.
Florent Muslija, Valdrin Mustafa, Florent Hadërgjonaj, Eris Abedini, Idriz Voca, Edon Zhegrova etj., janë vetëm disa prej emrave që kanë pranuar të përfaqësojnë Kosovën, ndonëse kanë pasur mundësi të luajnë edhe për vende të tjera, si Shqipëria, Gjermania e Zvicra.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka deklaruar se shteti është duke përgatitur pasaportat për disa futbollistë të rinj që do të bëhen “Dardanë”.
Indeksonline mëson që futbollisti i radhës që do të veshë fanellën e Kosovës është Meritan Shabani.
20-vjeçari është rritur si futbollist te Bayerni i Mynihut.
Në verën e kaluar ai u transferua te Wolverhamptoni në Angli dhe po pret rastin për të debutuar, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













