Jeta në Zvicër
Merkel: Do të mbrojmë refugjatët
Në fjalën e saj të Vitit të ri, kancelarja gjermane Anghela Merkel Angela Merkel ka premtuar mbështetjen e Gjermanisë për refugjatët që ikin nga zonat e përfshira me luftë.
“Uniteti i Evropës është çelësi për kalimin e krizës në Ukrainë, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalën e saj të përgatitur për Vitin e Ri. Nuk ka kurrfarë dyshimi “që sigurinë në Evropë ne duam ta sigurojmë së bashku me Rusinë dhe jo përkundër Rusisë”. Por nuk diskutohet fare që “Evropa nuk mund dhe nuk do të pranojë që një gjoja më i fortë të shkelë të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi kancelarja Merkel, duke iu referuar konfliktit në Lindje të Ukrainës. Si kundërpërgjigje Evropa ka vendosur që të mos lejojë të përçahet, por të jetë më unike se kurrë më parë, për të mbrojtur kërkesat e saj për zgjidhje paqësore dhe për ruajtjen e vlerëve evropiane, nënvizoi shefja e qeverisë gjermane. Viti 2014 e ka vënë Evropën para sfidave të papara deri tani, sa i përket përpjekjeve për zgjidhjen e konflikteve me mjete paqësore.
IS kërcënon vlerat evropiane
Migrimi – përfitim për Gjermaninë
Si pasojë e shumë luftërave dhe konflikteve në mbarë botën, në Gjermani kanë ardhur shumë refugjatë. Kancelarja premton vazhdimin e mbështetjes së refugjatëve. Aktualisht në Gjermani ka më shumë refugjatë se kurrë më parë, pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë prej tyre kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt. “Është e vetkuptueshme që ne ndihmojmë dhe do të ndihmojë njerëzit që kërkojnë shpëtim”. Për Gjermaninë është një kompliment që fëmijët e njerëzve të përndjekur mund të rriten këtu pa frikë nga mohimi i ekzistencës. Pavarësisht nga njerëzit që kërkojnë mbrotje, migrimi “është një fitim për të gjithë ne.”
Merkel kundër lëvizjes anti-islamike “Pegida”
Me fjalë të qarta kancelarja Merkel ka folur edhe kundër simpatizantëve të lëvizjes anti-islamike “Pegida”, të cilët demonstrojnë kundër gjoja mbipopullimit të Gjermanisë me të huaj. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve gjermanë që të mos lejojnë që të instrumentalizohen nga iniciatorët e këtyre demonstratave, shkruan dw.de. Ata duan të përkufizojnë njerëzit e tjerë varësisht nga ngjyra e lëkurës apo feja e tyre. “Ndaj dua t’ju them të gjithë atyre që shkojnë në demonstratat e këtilla: Mos shkoni pas atyre që ju ftojnë në këto demonstrata. Shumë shpesh në zemrat e tyre ka paragjykime, ftohtësi, e madje edhe urrejtje”. Merkel kritikoi edhe përdorimin prej demonstruesve të parullës së lëvizjeve qytetare në RDGJ: “Ne jemi populli”.
Kancelarja Merkel inkurajon qytetarët për Vitin 2015 dhe në veçanti thekson kohezionin në Gjermani. “Edhe në vitin e ardhshëm duhet që së bashku të forcojmë vendin tonë. Kjo e bën shoqërinë tonë më të fuqishme dhe më njerëzore, këto janë bazat e suksesit tonë. Në këtë mënyrë, vendi ynë mund t’i përballojë me sukses edhe sfidat e ardhshme si revolucioni digjital, i cili ka ndryshuar jetën tonë në mënyrë fundamentale, apo dhe rritjen e moshës në shoqëri.
Gjermania do të drejtojë vitin e ardhshëm edhe G7. Kancelarja Merkel tha se ajo vetë do të angazhohet edhe më shumë që shtatë vendet më të industrializuara të bëjnë më shumë për ruajtjen e klimës. Për këtë duhet që më në fund të arrihen marrëveshje të reja të obligueshme.
E-Diaspora
-
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë Shfaqja “Ne dhe Ata”, me interpretim nga Dan Morina dhe me skenar e regji të Ben... -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia”
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











