Lajme
Merkel: Fjalët e Putinit të merren seriozisht
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka ngritur shqetësimin për kërcënimet bërthamore nga Vladimir Putin në fjalimin e tij, i cili njoftoi një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Merkel, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i marrë seriozisht fjalët e Putinit dhe të mos i konsiderojë ato si blof, i cili u fokusua në nevojën për të mbrojtur sovranitetin territorial të Ukrainës, si dhe në veprime të koordinuara.
Duke folur të martën, në hapjen e “Fondacionit Helmut Kohl” (“Bundeskanzler-Helmut-Kohl-Stiftung”), Merkel iu referua, ndër të tjera, luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, por edhe të fortit të Kremlinit.
“Fjalët e tij duhen marrë seriozisht”, tha ish kancelarja demokristiane, duke shtuar: “Të marrësh fjalët seriozisht dhe të mos i hedhësh poshtë si blof në radhë të parë nuk është aspak një shenjë dobësie apo qetësimi, por një demonstrim politik i inteligjencës”, e cila “kontribuon në ruajtjen e një kufiri manovrimi ose, të paktën, diçka po aq të rëndësishme, në krijimin e një të reje “.
Merkel iu referua ish-kancelarit gjerman dhe mentorit të saj, Helmut Kohl, si një politikan që zotëronte këtë inteligjencë politike: ” Kohl do të bënte gjithçka sot për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës, por në të njëjtën kohë ai do të kishte parasysh se si Marrëdhëniet me Rusinë mund të ringjallen në të ardhmen, jo nga lëvizjet e njëanshme të Gjermanisë, por gjithmonë në marrëveshje me të gjithë partnerët në BE dhe NATO.” /abcnews
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












