Lajme
Merkel i kërkon SHBA-së të hapë tregun për eksportin e vaksinave
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përsëriti sot kundërshtimin e saj për një heqje të patentave mbi vaksinat anti-COVID-19 dhe i kërkoi SHBA-së të hapë tregun për të mundësuar eksportin e vaksinave dhe përbërësve të tyre.
“Uroj që, tashmë, që një pjesë e madhe e popullsisë amerikane të jetë vaksinuar, ne mund të kemi një shkëmbim falas të përbërësve dhe gjithashtu një hapje të tregut të vaksinave”, theksoi kancelarja gjermane në një konferencë shtypi, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Bashkimi Europian gjithmonë ka eksportuar një pjesë të madhe të prodhimit të tij në botë dhe kështu që kjo duhet të bëhet rregull, e thënë kështu”, nënvizoi Merkel.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjithashtu i bëri thirrje Anglisë të ndalojë bllokimin e eksporteve të vaksinave.
Ai nënvizoi se nga 110 milionë dozat e prodhuara në Europë, BE kishte eksportuar 45 milionë dhe ka mbajtur 65 milionë.
“Ne jemi më bujarët në botë sot në kampin e vendeve të zhvilluara”, nënvizoi ai.
Presidenti francez përsëriti se ishte i hapur për idenë e heqjes së pronës intelektuale mbi vaksinat anti-COVID-19, mbështetur nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Kancelarja gjermane përsëriti gjithashtu kundërshtimin e saj ndaj heqjes së patentave mbi vaksinat, propozuar nga administrata e Joe Biden.
“Unë kam sqaruar edhe një herë se nuk besoj se heqja e patentave është zgjidhja për t’i bërë vaksinat të disponueshme për më shumë njerëz”, theksoi Merkel.
“Unë besoj se krijimtaria e biznesit dhe inovacioni janë të domosdoshme dhe për mua kjo përfshin patentat”, shtoi ajo.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













