Uncategorized
Merkel: Të mbrohen të drejtat e banorëve të Hong-Kongut
Merkel i bëri komentet në takim me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, në Pekin.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se duhet të mbrohen të drejtat dhe liritë e banorëve të Hong Kongut, ndërsa zgjidhja e krizës politike që ka përfshirë qytetin duhet të bëhet përmes dialogut.
Merkel i bëri komentet në takim me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, në Pekin.
Hong-Kongu, rajon gjysmë autonom i Kinës, është përfshirë nga protestat antiqeveritare tash e saj muaj dhe ato shpesh kanë shpërthyer në dhunë, përcjell albinfo.ch.
Protestat fillimisht kanë nisur kundër një ligji për ekstradimin, por më pas ato janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë për më shumë demokraci.
Merkel tha se për Hong-Kongun duhet “zgjidhje paqësore”.
“Të drejtat dhe liritë e theksuara në Ligjin Themelor duhet të mbrohen”, shtoi ajo.
Ligji Themelor është Kushtetuta de fakto e Hong-Kongut, e cila i garanton qytetit të drejta të caktuara demokratike që nuk shihen në pjesën tjetër të Kinës.
Ligji për ekstradimin, i cili ka qenë nxitës i protestave, është tërhequr.
Kërkesat e demonstruesve në Hong-Kong përfshijnë tani dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lam, lirimin e demonstruesve të arrestuar dhe liri më të mëdha zgjedhore nga Pekini për vetëqeverisje.
Protesta të reja priten në fundjavë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











