Kuriozitete
Merkel: Racizmi është helm në shoqërinë tonë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se racizmi është një helm dhe ky helm gjendet në shoqërinë tonë.
Deklarata e sipërcituar bëhet pas incidentit tragjik në qytetin gjerman, Hanau, ku një ekstrmist i djathtë vrau nëntë persona, përpara se të vetëvritej.
Kancerlaja Merkel anuloi edhe programin e saj të sotëm për shkak të sulmit të armatosur.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se kancelarja Merkel ka anuluar programin në qytetin Halle për shkak të sulmit në Hanau.
Seibert gjithashtu njoftoi se Merkel informohet për çdo zhvillim në Hanau.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në deklaratën e tij tha se “ngjarja e tmerrshme në Hanau na la të gjithëve në dhimbje. Mendimet tona janë me ata që humbën jetën, familjet dhe të afërmit e tyre. Shpresoj që sa më shpejt të shërohen të plagosurit”.
Në një sulm ndaj dy lokaleve në Hanau humbën jetën 9 persona, në mesin e të cilëve edhe qytetarë turq. Në sulm u plagosën 5 të tjerë.
Në aksionin e zhvilluar nga ekipet e sigurisë, terroristi i së djathtës ekstreme, Tobias R. është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai pas tij ka lënë edhe një video mesazh.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












