Lajme
Merr fund rezistenca, arrestohet vrasësi i policit
Pas disa orësh përpjekje, shtetasin që vrau me kallashnikov policin e Forcave Shqiptare, Altin Qato është arrestuar nga forcat RENEA
Forcat e mëdha të policisë së Shqipërisë të ndihmuara edhe nga njësitet speciale të forcave RENEA, kanë arritur ta arrestojnë, pas disa orësh përpjekje, shtetasin që vrau me kallashnikov policin e Forcave Shqiptare, Altin Qato. I arrestuari dhe vrasësi është David Qosjanga rajoni i Lezhës.
Sipas njoftimeve nga Shqipëria, forcat e policisë, të ndihmuara nga repartet RENEA kanë ndërhyrë me një autoblindë dhe gaz lotsjellës për të ndaluar vrasësin, i cili ishte mbyllur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes, për të mbikëqyrur dhe koordinuar operacionin ka qenë i pranishëm edhe nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Altin Qato, njoton TCH.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e paradites, kur Qosja, i njohur në zonë si person me probleme mendore por i padokumentuar si i tillë, nisi të qëllonte në ajër me automatik.
Të alarmuar, banorët lajmëruan policinë dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat u gjendën nën breshërinë e plumbave të qëlluar nga autori. Për pasojë gjeti vdekjen efektivi Ardian Kodra, 50 vjeç.
I arratisuri i kishte vënë flakën shtëpisë së tij dhe ishte skajuar në një qosh të katit të dyte, ndërsa kallashin tentoi ta fshehte në një arën me misër, ku edhe u kap nga forcat RENEA.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













