Kosova
Merr jetë hekurudha Prishtinë-Durrës, shpallet fituesi i projektit
Shpallet firma fituese që të hartojë projekt-idenë për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë
Ditën e sotme është shpallur fituesi i projektit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, e cila parashikohet të ketë një kosto 700 milionë euro dhe do të financohet nga buxhetet e dy shteteve Shqipëri-Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. është firma fituese për hartimin e projekt-idesë për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Drejtoria e Hekurudhës Shqiptare ka përzgjedhur edhe bashkimin e kompanive fituese të tenderit për kryerjen e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për këtë linjë hekurudhore.
“ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. kanë ofruar 168.9 milionë lekë për realizimin e projektit.
Fondi limit i vendosur në dispozicion nga qeveria në buxhet ishte 200 milionë lekë.
Kompanitë do të kenë afat 14 muaj për të bërë studimin e fizibilitetit dhe për të ndërtuar projekt-idenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Më poshtë po ju paraqesim alternativat për studimin e fizibilitetit të hartuar nga Hekurudha Shqiptare:
E para:
Parashikon në total një gjatësi prej 137 km. Hekurudha pretendohet të nis nga stacioni i Mjedës në Shkodër deri në kufirin me Kosovën. Distanca është rreth 107 km. Linja e re kalon në dy tunele të njëpasnjëshëm për shkak të terrenit të vështirë deri në zonën e Repsit, pranë autostradës Rrëshen-Kalimash.
Përkatësisht parashikohet ndërtimi i këtyre tuneleve:
Parashikon ndërtimin e një tuneli në zonën e Bisakut dhe të një ure në mbi liqenin e hidrocentalit të Fierëz për të arritur në Morinë.
Dhe nga pjesa e Kosovës, linja hekurudhore parashikon të shkojë në Gjakovë. Linja Kramovik-Qafë Morinë e gjatë 30 km.
E dyta:
Alternativa e dytë është 125 km. Parashikohet kalimi i hekurudhës Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë”.
Pjesa shqiptare së bashku me pjesën Milot – Rrëshen mbulon një gjatësi prej rreth 108 km.
Ndërsa, nga Kosova linja Klinë – Prizren deri në kufirin në Vermicë llogaritet në rreth 17 km.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit














