Lajme
Mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja në Zvicër, 38 për qind më e ulët
BAG raportuar sot 39.996 raste të reja pozitive gjatë javës së fundit. Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 5884 që është 38 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 39.996 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me virusin korona gjatë javës së fundit.
Siç është njoftuar tashmë, duke filluar nga 1 prilli, BAG publikon të dhënat për numrin e rasteve me koronavirus vetëm njëherë në javë, të marteve, shkruan albinfo.ch
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 5884 që është 38 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore është aktualisht 1589.62.
BAG raporton 527 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 83 shtrime në ditë.
1359 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 dhe kjo është 16 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 89 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv ose 19 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.
BAG raporton 52 raste të reja të vdekjes gjatë 7 ditëve të fundit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025













