Sport
Mesazhi i Granitit
“Kjo do të jetë hera e parë kur do të takohemi në fushë si kundërshtarë, dhe shpresoj se do të jetë e para dhe e fundit, ne do t’i tregojmë botës se edhe pse jemi kundërshtarë për 90 minuta, ne do të qëndrojmë së bashku si bëjnë vëllezërit”, ishte mesazhi i Granit Xhakës
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka publikuar një mesazh për vëllain e tij Taulantin para ndeshjes mes Zvicrës dhe Shqipërisë në Grupin A të Euro 2016. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 15:00, shkruan albinfo.ch.
“Vëllai im, ti dhe unë gjithmonë kemi qëndruar së bashku, pa marrë parasysh asgjë. Kjo do të jetë hera e parë kur do të takohemi në fushë si kundërshtarë, dhe shpresoj se do të jetë e para dhe e fundit, ne do t’i tregojmë botës se edhe pse jemi kundërshtarë për 90 minuta, ne do të qëndrojmë së bashku si bëjnë vëllezërit”.
“Një ndeshje kurrë nuk do të hyjë mes nesh, jo si shokë dhe jo si vëllezër. Të uroj shëndet dhe fat për ndeshjen e nesërme, ti je dhe gjithmonë do të jesh shembull për mua”, shkroi Graniti në mesazhin e publikuar në “Facebook”.
https://www.instagram.com/p/BGfMagZPczy/?taken-by=granitxhaka
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










