Kosova
Mesazhi i Osmanit e Kurtit për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit
Me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës kanë uruar besimtarët myslimanë, duke shpresuar që solidariteti dhe paqja e ndërsjellë ta përcjellë këtë muaj.
Presidentja Vjosa Osmani, në mesazhin e saj shkruan se edhe këtë vit pandemia do t’i mbajë larg njerëzit fizikisht, por sipas saj, kjo nuk do t’i ndalojë që t’i bëjnë zemrat bashkë.
Në mënyrë që në fund të këtij muaji të festojmë të gjithë së bashku, ju ftoj t’i respektoni masat mbrojtëse kundrejt Covid-19, t’i mbani maskat, t’i dezinfektoni duart dhe të mos grumbulloheni.
“Të kujdesemi për njerëzit tanë, sepse vetëm në këtë mënyrë festa do të ketë kuptim! Ky muaj i sakrificës dëshmon se njerëzit kanë vullnet të jenë për tjetrin, duke i dhënë kuptim përmbajtjes njëmuajshe nga ushqimi dhe duke sjellë në vëmendje se të mirat ka mundësi gjithnjë të ndahen me të tjerët”, shkruan mes tjerash Presidentja Osmani.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti shkruan se për katërmbëdhjetë shekuj, myslimanët në gjithë botën e kremtojnë këtë muaj, duke e përmbajtur veten nga ushqimet e të mirat e përditshme, me motivin e lartë të sakrificës dhe bashkëndjenjës me të dobtin, të varfërin dhe të sëmurin.
“Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike. Është shembulli i sundimit të mendjes mbi trupin. Është muaji kur stomaku i zbrazët, nga lindja deri në perëndimin e diellit, shoqërohet me shpirtin e ushqyer nga mirësia e mirësjellja, veprat e fjalët e mira, dashuria e paqja me njëri-tjetrin.
Edhe sivjet Ramazani na gjen në rrethana të rënduara të pandemisë, që vazhdon të marrë jetë njerëzish anembanë globit”, thuhet mes tjerash në mesazhin e Kurtit.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet Investim 90 milionësh i SBB-së për trenat me dy kate... -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil












