Lajme
Mësim dhe kamping për fëmijët e diasporës
Përveç që do të njohin bukuritë e bjeshkëve të Rugovës, mërgimtarët e rinj, do të ndjekin disa ditë mësim plotësues në gjuhën shqipe
Ministra e Diasporës po vazhdon me aktivitete të ndryshme për t’i akomoduar fëmijët e mërgimtarëve dhe për t’i njoftuar ata me bukuritë e Kosovës. Të hënën nën përkujdesjen e MeD, Komunës së Suharekës dhe projektit “Diaspora për Zhvillim” në Bjeshkët e Rugovës është hapur kampi fushor, ku 60 fëmijë të moshave 12-16 vjeç, deri më 16 gusht do të qëndrojnë në këtë kamp.Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Diasporës, kampi i fëmijëve është në hapur në kompleksin turistik “Rugova kamp” në Malaj të Rugovës, ndërsa pjesëmarrës janë fëmijët e mërgimtarëve kryesisht nga Anglia, Zvicra e Suedia, por edhe nga Kosova.“Në këtë kamp organizohet edhe shkolla verore për nxënës nga diaspora “Ta njohim atdheun””, thuhet në njoftim. Pra, përveç që do të njohin bukurit e bjeshkëve të Rugovës, mërgimtarët e rinj, do të ndjekin disa ditë mësim plotësues në gjuhën shqipe, ku do të njoftohen për të kulturën, historinë, gjeografinë dhe demografinë e shqiptarëve.Ndryshe, kjo është edhe një pjesë tjetër e programit për Diasporë që ka aplikuar dhe realizuar Ministra e Diasporës në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës në Kosovë 2012”
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











