Kosova
Mësimdhënësit në Kosovë, në grevë njëditore
Ka nisur greva e thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ku gjatë ditës në shkollat fillore, të mesme dhe në 5 universitete që janë pjesë e kësaj sindikate nuk do të ketë mësim.
Kjo është greva e tretë brenda dy muajsh, që bëhet për shkak të moszbatimit të marrëveshjes të nënshkruar gjatë fushatës të qershorit 2015 nga partnerët e koalicionit dhe kësaj sindikate, përcjell albinfo.ch.
SBASHK-u ka kërcënuar se nëse pas grevës njëditore nuk reflekton Qeveria për t’i realizuar kërkesat e tyre, më 13 prill do të futen në grevë të përgjithshme.
Pika kryesore e marrëveshjes së qershorit, zbatimin e së cilës po e kërkon Sindikata është miratimi i Projektligjit për mësimdhënësit e viteve ‘90. Megjithatë, Ministria e Financave ka thënë se ata përkrahin ligjin, por ai duhet të kalojë në procedura të rregullta.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











