Lajme
Mësimi në diasporë, prioritet i dy qeverive
Ministri Murati dhe ministrja Nikolla janë pajtuar që të përshpejtohet dinamika e implementimit të marrëveshjes mes dy shteteve. Mësimi në diasporë mbetet prioritet
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati dhe ministrja e Arsimit dhe e Sportit e Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla janë pajtuar sot në Tiranë, që fushata për ndërgjegjësimin e pjesëtarëve të diasporës lidhur me rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe të fillojë sa më shpejt.
Ministri Murati po qëndron në Republikën e Shqipërisë për t’i koordinuar me Tiranën zyrtare çështjet që lidhen e diasporën shqiptare. Ata dje kanë nënshkruar marrëveshjen për punën praktike të studentëve të diasporës nëpër institucionet e dy vendeve.
Ndërsa vëmendja e këtij takimi është përqendruar në lidhje me përmbushjen e detyrave që dalin nga Marrëveshja e përbashkët për unifikimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë. Takimi vjen menjëherë pas përfundimit të takimit të grupit të punës për implementimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
Sipas një komunikate për medie, ministri Murati dhe ministrja Nikolla u dakorduan për një agjendë të përbashkët në javët e ardhshme, për t’u takuar personalisht me shoqatat në diasporë, në mënyrë që para tyre të prezantohet puna e bërë lidhur me hartimin e kurrikulës së unifikuar, standardizimit të procesit mësimor, dhe e gjithë kjo të bëhet në frymën e sensibilizimit të diasporës sonë për këtë proces.
Dy ministrat janë dakorduar që në mbledhjen e paraparë në fund të majit, mes dy qeverive, të nënshkruhet edhe një marrëveshje që do të ratifikohet në kuvendet përkatëse të dy vendeve, ashtu që dy qeveritë t’i marrin përsipër edhe obligimet financiare që dalin nga procesi i implementimit të kësaj marrëveshjeje, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana














