Lajme
Mësiti merr 2 mijë euro, për martesën e një serbi me një shqiptare
Tema e martesave mes vajzave shqiptare me serbët e zonave rurale ka bërë bujë në median shqiptare dhe të huaja.
Martesat e vajzave shqiptare nga veriu i Shqipërisë me djemtë serbë vazhdon të mbetet temë interesante edhe në mediet e huaja, për shkak të urrejtjeve ndëretnike ndërmjet këtyre dy popujve ballkanik. Së fundi është revista e njohur “Vice” e cila vjen me foto reportazh nga një prej këtyre martesave, të cilat janë konkretizuar me ndihmën e mësitëve (ndërmjetësuesve), të cilët kanë marrë dy mijë euro për një martesë.
Sanja Knezeviç shkruan se në fshatrat serbe mungojnë vajzat e reja, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri, në fshatra mungojnë djemtë e rinj. Këtu hyn në punë Vera, e cila rregullon martesat mes vajzave shkodrane dhe burrave serbë. Vera merr rreth 2 mijë euro për shërbimin e saj ndërmjetësuese.
Revista dokumenton me foto ardhjen e serbit 44-vjeçar Milovan në Shkodër për të kërkuar dorën e Evës 22-vjeçare. Pasi gjyshja e Evës thotë PO, Milovani paguan 115 dollarë tek familja e saj dhe shkon për të blerë bizhuteri dhe rroba për të fejuarën. Pas tre javësh, fermeri Milovan kthehet dhe e merr Evën për grua, shkruajnë mediet shqiptare, citon 21.
Revista dokumenton me foto mbërritjen e Milovanit, pranimin e familjes shkodrane, blerjen e mallrave, udhëtimin e Evës drejt Serbisë dhe mbërritjen e saj në shtëpinë e Milovanit ku do kalojë pjesën e mbetur të jetës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














