Kosova
KQZ: Votat e kandidatëve për deputetë nuk publikohen këtë javë
Me 6 tetor në vend janë mbajtur zgjedhje të parakohshme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dje ka përfunduar me numërimin e të gjitha vendvotimeve.
Mirëpo, KQZ, ende nuk ka nisur numërimin e votave me postë, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces i numërimit do të jetë shkak i vonesës së publikimit të rezultateve të përkthyera në vota për kandidatë për deputetë të partive politike.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, i tha sot lajmi.net se pasi të bëhet numërimi i votave me postë, me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta do të shpallen edhe rezultatet e kandidatëve për deputetë.
“Me shpalljen e rezultateve përfundimtare do t’i shpallim edhe rezultatet për kandidatët për deputetë. Gjithashtu, që procesi të përmbyllet ne duhet që të numërojmë edhe votat me postë, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, rezultati i të cilave i bashkohet rezultatit të vendvotimeve”, ka thënë Elezi.
Votat me postë, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta nuk do të përfundojnë së numëruar gjatë kësaj jave, andaj edhe publikimi i votave për kandidatët për deputetë nuk ndodh gjatë kësaj jave, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër













