Futboll
Messi nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në, ka dy opsione tjera
L’Equipe ka njoftuar dy ditë më parë, se Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në.
Në PSG kishte optimizëm për qëndrimin e Messit, por në ditët e fundit ai është ulur papritur. Ka gjithnjë e më pak shanse që Messi të qëndrojë dhe njerëzit në PSG mendojnë se në këtë mënyrë ai thjesht po blen kohë për negociata me Inter Miamin apo ndonjë klub tjetër nga MLS, sipas L’Equipe.
Ky informacion më pas është konfirmuar nga media të shumta spanjolle dhe franceze.
Jorge Messi shkoi në Barcelonë pas takimit me PSG-në, të cilin shumë media e interpretuan si përgatitje të terrenit për rikthimin e Messit në Camp Nou. Mundo Deportivo shkruan se Jorge Messi është shpesh në Barcelonë sepse djali i tij i dytë Rodrigo jeton atje dhe se ai herë pas here kontrollon shtëpinë e familjes së Messit në atë qytet.
Babai i Messit pastaj foli dhe konfirmoi në një deklaratë për Marca se nuk do të ketë më kthim në Barcelonë.
“Kushtet për rikthimin e Leos në Barcelonë nuk janë plotësuar, kështu që nuk do të ndodhë”, ishte deklarata që u përhap dje në media dhe zhgënjeu shumë tifozë të Barcelonës.
Në një skenar ideal, ëndrra e shumicës së tifozëve ndoshta do të ishte që Messi të tërhiqej me fanellën e Barcelonës. Tani është e qartë se kjo nuk ka gjasa.
Pra, PSG dhe Messi nuk mund të arrijnë marrëveshje dhe është e sigurt që nga vera nuk do të jetë lojtar i atij klubi dhe sipas të gjitha llogaritjeve nuk do të kthehet as te gjiganti katalanas.
Ka dy skenarë të tjerë që mediat spanjolle besojnë se janë të mundshme.
Bëhet fjalë për Inter Miamib, pronar i të cilit është legjendari David Beckham, por edhe për Al-Hilal, një klub saudit që do të donte të sillte Messin për hir të rivalitetit me Al Nassr dhe Cristiano Ronaldon.
Ata synojnë t’i ofrojnë Messit një kontratë prej 300 milionë euro në vit, deri tani më e madhja në historinë e futbollit.
Argjentinasi i ka refuzuar tashmë një herë, por Mundo Deportivo shkruan sot se “askush nuk duhet të habitet nëse Messi pranon ofertën e sauditëve në verë”.
Për momentin nuk ka asgjë për të parashikuar se çfarë do të vendosë Messi, por koha po kalon në mënyrë të pashmangshme kështu që është e qartë se përgjigjen për këtë pyetje do ta marrim më së voni pas disa muajsh.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026










