Lajme
Mësuesi humb durimin, rrah brutalisht nxënësin
Mësuesi Gani Sopjani nga fshati Denjë i Rahovecit, sipas videos, shihet se si ai godet pa mëshirë nxënësin
Një mësues nga shkolla fillore “Rudolf Walther” ka humbur durimin dhe e ka rrahur brutalisht një nxënës, ndërsa gjatë përdorimit të dhunës është gjiruar nga nxënësit tjerë. Është fjala për mësuesin Gani Sopjani nga fshati Denjë i Rahovecit, kurse sipas videos shihet se si ai godet pa mëshirë nxënësin.
Mediet lokale në Prishtinë kanë kontaktuar me drejtorin e shkollës “Rudolf Walther”, Xhafer Berisha i cili ka konfirmuar për rrahjen, por ka thënë se tashmë gjithçka është sqaruar, raporton IOnline.
“Po rasti ka ndodhur për shkak se nxënësi ka folur fjalë të pista, mirëpo nuk ka pasur pasoja. Unë kam biseduar me mësuesin edhe me babain e nxënësit dhe rasti është sqaruar, ka pasur kërkimfalje nga të dyja palët”, ka thënë Berisha.
Përdorimi i forcës është praktikë që aplikohet shpesh nga mësuesit. Kjo ka mbetur si “produkt” i ish periudhës së kaluar, ku nxënësit e padëgjueshëm janë rrahur nga mësimdhënësit.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%











