Shkurt.ch
Mësuesit zviceranë me paga më të larta dhe më pak punë
Vitit të ri shkollor po afrohet ndërsa në disa kantone të Zvicrës kishte probleme për të plotësuar të gjitha vendet me mësimdhënës, njofton 20min.
Për të tërhequr më shumë njerëz në profesionin e mësimdhënies, mësuesit duhet të fitojnë më shumë ose më pak duhet të punojnë.
Në kantonin e Aargau, procesi mësimor sapo ka filluar ndërsa mësimdhënësit duhet të kompensohen me rreth 50 milionë franga më shumë në vit.
Kantoni i Cyrihut nga ana tjetër do të paguan profesionistët më të mirë për këte vit shkollor..
Në këtë kanton, mësimdhënësit do të kenë më pak punë sivjet ngase do të kenë më pak nxënës..
Në mënyrë të ngjashme, do të punoj edhe një mësues në kantonin e St Gallen. Mësuesit e këtij kantoni duhet të punojnë më pak – për pagë të barabartë.
Edhe Lucerni ka vendosur në qershor për masa të ngjashme.
“Ne jemi shumë të kënaqur me këtë zhvillim”, thotë kryterai i Shoqatës së mësuesëve, Beat W. Zemp.
Sipas një studimi nga PricewaterhouseCoopers, pagat e mësuesëve zviceranë janë shpesh shumë të ulta. Përveç kësaj, mësuesit zviceranë krahasuar me kolegët e tyre në Evropë kanë përgjegjësi të madhe për të përballuar numrin e madh të orëve.
Deputeti i SVP-së, Alfred Heer ka kritikuar një vendim të tillë duke theksuar se nuk sjell asgjë vetëm rritja e pagave, por duhet të punohet më shumë në procedura administrative për ta bërë më atraktive profesionin e mësimdhënies.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?














