Lajme
Meta lanson rrjetin social që do të konkurrojë me Twitter-in
Meta ka treguar planet e stafit për një rrjet social të bazuar në tekst, i krijuar për të konkurruar me Twitter, thanë burimet për BBC.
Rrjeti social mund t’i lejojë përdoruesit të ndjekin llogaritë që i ndjekin tashmë në Instagram, aplikacioni po ashtu në pronësi të Meta-s, transmeton Telegrafi.
Dhe, potencialisht mund t’i lejojë ata të sjellin ndjekës nga platforma të decentralizuara, si Mastodon.
Një zëdhënës i Meta-s konfirmoi për BBC se platforma ishte në zhvillim e sipër.
“Ne jemi duke eksploruar një rrjet social të pavarur të decentralizuar për ndarjen e përditësimeve të tekstit”, thanë ata.
“Ne besojmë se ka një mundësi për një hapësirë të veçantë, ku krijuesit dhe figurat publike mund të ndajnë përditësimet në kohë për interesat e tyre”. Shefi i produkteve të Meta-s, Chris Cox, tha se kodimi ishte duke u zhvilluar në platformë. Gjiganti i teknologjisë synon ta lansojë atë së shpejti, megjithëse nuk është dhënë asnjë datë. Ka disa spekulime se mund të jetë deri në fund të qershorit./Reuters
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj











