Lajme
Meteorologët parashikojnë një dimër jashtëzakonisht të ngrohtë
Dimri evropian pritet të jetë më i ngrohtë se zakonisht
Temperaturat e këtij dimri do të jenë vendimtare për të gjithë qytetarët e shqetësuar për kostot rekord të ngrohjes së shtëpive, por edhe për politikanët evropianë që duan të shmangin reduktimet e energjisë për shkak të reduktimit të furnizimit me gaz rus.
“Ne shohim se dimri do të jetë më i ngrohtë se zakonisht”, tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, i cili bën parashikime sezonale për Qendrën Evropiane të Parashikimeve të Motit (ECMWF).
“Megjithatë, ka ende një shans të konsiderueshëm për një fluks të bllokuar, i cili mund të dërgojë në temperatura të ftohta dhe erëra mbi Evropë”, shton Buontempo.
ECMWF krijon parashikime bazuar në të dhënat nga një numër shërbimesh kombëtare meteorologjike në gjithë Evropën.
Parashikimet e tyre bazohen në tregues të tillë, si temperatura e oqeanit dhe atmosferës, si dhe shpejtësia e erës stratosferike, por nuk kanë saktësinë e raporteve afatshkurtra.
Dimri evropian pritet të jetë më i ngrohtë se zakonisht për shkak të fenomenit të motit global “La Nina”, i cili shoqërohet me ftohje të temperaturave të sipërfaqes në Oqeanin Paqësor ekuatorial qendror dhe lindor.
“Ne e dimë se në një vit “La Nina”, pjesa e dytë e dimrit në Evropë priret të favorizojë erërat perëndimore, të cilat janë kryesisht të ngrohta dhe të lagështa”, thotë Buontempo.
Agjencia do të përditësojë parashikimin e saj për sezonin e dimrit muajin e ardhshëm, kur do të jetë më i saktë.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet i vdekur në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut