Shkurt.ch
Micheline Calmy-Rey sulmohet me tortë në fytyrë
Ngjarja ka ndodhur dje në Gjenevë teksa ish-kryetarja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey po e lëshonte Festivalin e Filmit të Forumit të Drejtave të Njeriut. Ajo ishte sulmuar me tortë nga i ashtuquajturi Eric Dougoud.
Në videon në të cilën shihet ky veprim mund të dëgjohet biseda në vijim:
Eric Dougoud: “Ju sapo dhatë një konferencë në Festivalin e Filmit për të drejtat e njeriut, por në rastin e BCG-së (Banka kantonale e Gjenevës) ju keni shkelur 9 nene prej 30 neneve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”
Ndërsa Micheline Calmy-Rey është përgjigjur : “Unë ? Nuk kam shkelur asgjë!”
Eric Dougoud: “Asgjë?”
Një qytetar kundër BCG-së
Në faqen e tij të internetit www.bandedecopainsgenevois.ch, Eric Dougoud përpilon informacione në lidhje me aferën e BCG-së qe 20 vjet. Ai ka treguar se ka paraqitur padi penale në korrik 2011 “për krim të organizuar, falsifikim, mashtrim dhe keqmenaxhim kundër BCGE, M. D. Ducret, Zyra e falimentimeve, M. A. von Deschwanden, etj.”
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së Tri familje shqiptare u tronditën të martën pas vdekjes së tre të afërmve të tyre në... -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës -
Vjenë
Ambasada e Kosovës në Austri: Viktima e tretë nga aksidenti në Vjenë është shtetas i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit











