Shkurt.ch
Migracioni mbetet brengë për zviceranët
Për gati gjysmën e votuesve migracioni dhe azili janë probleme që kërkojnë zgjidhje urgjente nga politika zvicerane. Kështu tregon barometri i ri zgjedhor i SRG-së.
Pozicioni numër 1 në renditjen e brengave në barometrin e tretë të këtij viti është migracioni. Rezultati i tillë nuk është befasi, ngase në të gjitha barometrat e fundit të zgjedhjeve në këtë legjislaturë kjo temë ka zënë vendin e parë.
Çuditërisht, megjithatë 46 për qind e të anketuarve e kanë quajtur migrimin si problemin më të ngutshëm në krahasim me vetëm 34 për qind në muajin qershor.
Anketa është kryer në emër të SRG-së nga Instituti për hulumtime gfs.berne mes 21 dhe 29 gushtit. Janë intervistuar 2013 njerëz.
Në pjesën frankofone në Zvicër dhe Ticino çështja e migrimit është top temë, pastaj vjen papunësia, e cila është gjithashtu një problem që kërkon zgjidhje urgjente, veçanërisht në Ticino. Në pjesën gjermane në Zvicër, megjithatë ky shqetësim është renditur vetëm në vendin e 5-të
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












