Lajme
“Migrimi i trurit” i kushton Italisë 134 miliardë euro
Nga viti 2011 deri në vitin 2023, Italia dëshmoi një migracion në rritje të të rinjve, pasi rreth 550 mijë italianë nga mosha 18 deri në 34 vjeç vendosën të largoheshin nga vendi për t’u vendosur jashtë vendit, shkruan adnkronos.it.
Ky fenomen sipas autoriteteve mbetet ende alarmant dhe përkon gati me zbrazjen e gjysmës së popullsisë së qytetit të Milanos.
”Italia, me një humbje të vlerësuar prej 134 miliardë eurosh të kapitalit njerëzor në 13 vitet e fundit, nxjerr në pah një problem strukturor që ka të bëjë jo vetëm me ekonominë, por edhe me aftësinë për të tërhequr dhe mbajtur talentet e reja”, thuhet në raportin e fondacionit ”Nord Est”.
Në një kontekst evropian, Italia spikat negativisht: është vendi me shkallën më të ulët të atraktivitetit të të rinjve.
Për çdo të ri evropian që zgjedh të vijë të jetojë në Itali, largohen tetë italianë.
Me një kapacitet tërheqës prej 6%, Italia renditet pas Zvicrës, e cila pret 34% të të rinjve evropianë dhe Spanjës, e cila qëndron në 32%.
Për më tepër, midis të rinjve italianë që emigrojnë, 50% kanë diplomë universitare dhe një e treta me diplomë, me një prevalencë të theksuar largimesh nga Italia e Veriut, duke nxjerrë në pah se si fenomeni përfshin kryesisht të rinj të kualifikuar
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?











