Lajme
Migrimi po e zbraz Shishtavecin
Vetëm nga komuna e Shishtavecit në rajonin e Kukësit, gjatë muajve të fundit janë larguar 250 persona, të rinj dhe familjarë që ia kanë mësyrë Gjermanisë
Një jetë më mirë në vendet e Bashkimit Evropian po kërkojnë edhe qytetarët e veriut të Shqipërisë. Janë qindra banorë të komunës Shishtavec në rrethit të Kukës, që janë larguar nga shtëpitë e tyre, me qëllim emigrimin drejt vendeve BE-së. Sipas mediave atje, shqiptarët po ikin drejt Gjermanisë.
Vetëm nga Shishtaveci, që është e përbërë nga banorë të Gorës, janë larguar gjatë kësaj periudhe më shumë se 250 persona, të rinj dhe familjarë. Ndërsa sipas banorëve të tjerë të fshatit, pritet që shembullin e tyre ta ndjekin edhe shumë të tjerë. Largimi i tyre ka ardhur për shkaqe ekonomike.
Kryetari i kësaj komune, Dilaman Nela thotë se iu ka bërë thirrje banorëve që të mos largohen, mirëpo askush nuk e ka dëgjuar, pasi ata shpresojnë se në Gjermani do të gjejnë një jetë më të mirë, raporton TCH.
Shqetësimi më i madh i Nelas, është rikthimi i këtyre banorëve, nga vendet që kanë shkuar, duke qenë se nuk lejohet qëndrimi i tyre atje, “pasi këtu ata kanë shitur pronat e tyre dhe kjo do shoqërohet me plagë sociale”.
Në këtë zonën, siç raportojnë banorët, fenomeni i largimit ka qenë dukshëm i shfaqur, ku shumë të rinj kanë emigruar drejt Anglisë, mirëpo tani, 250 persona kanë ikur drejt Gjermanisë.
Komuna Shishtavec ka të regjistruar, rreth 5 mijë banorë, por një pjesë e madhe e tyre jetojnë edhe në qytete të tjera të vendit dhe kthehen në vendlindje vetëm gjatë stinës së verës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










