Lajme
Migros feston 100-vjetorin me 1.3 milion trëndafila për klientët
Një shekull Migros: Lule falas në të gjitha dyqanet më 16 gusht
Të shtunën, më 16 gusht, rrjeti më i madh i shitjes me pakicë në Zvicër, Migros, do të shpërndajë 1.3 milion trëndafila në të gjitha dyqanet e saj në mbarë vendin, si një gjest falënderimi për klientët dhe për të shënuar një moment historik, 100-vjetorin e themelimit të kompanisë, përcjell albinfo.ch.
Kjo fushatë simbolike nuk është thjesht një mënyrë për të festuar, por edhe një homazh për “Nägeli-Aktion”, një iniciativë e ngjashme e ndërmarrë nga Migros në vitin 1947, kur kompania shpërndau lule për të përmirësuar moralin dhe ndjenjat pozitive të konsumatorëve pas Luftës së Dytë Botërore.
“Kjo është mënyra jonë për të falënderuar klientët tanë për besimin dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë këtyre viteve,” thuhet në një deklaratë të Migros.
Çdo vizitor i një dyqani Migros të shtunën do të ketë mundësinë të marrë një trëndafil falas, si një shenjë mirënjohjeje dhe festimi.
Migros, e themeluar më 15 gusht 1925, ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë ekonomike dhe sociale të Zvicrës, duke u bërë pjesë e përditshme e jetës së miliona njerëzve.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër










