Kosova
Mihajloviq: Nga tarifa e pësojnë shqiptarët, serbët dhe i gjithë rajoni
Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Serbisë, Zorana Mihajloviq ka deklaruar se masat e reja të autoriteteve në Prishtinë, të cilat përfshijnë në taksën 100 përqind edhe mallrat e brendeve të huaja që prodhohen në Serbi, e pengojnë stabilitetin politik të rajonit dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të tij.
“Politikanëve në Prishtinë nuk iu mjaftoi fakti që me vendosjen e tarifës e bllokuan dialogun me Beogradin, por ata filluan të mbyllin plotësisht ekonominë e tyre. Me masa të tilla po punojnë drejtëpërdrejtë kundër zhvillimit ekonomik, dhe dëmet prej kësaj i vuajnë edhe shqiptarët edhe serbët, pasi ku mungon liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave aty nuk ka as zhvillim as perspektivë dhe as jetë më të mirë” ka thënë Mihajlloviq, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Zëvëndëskryeministrja serbe, deklaroi me tutje se “çdo bllokadë e re kërcënon ta tërheqë rajonin në një rreth vicioz të prapambetjes, paqëndrueshmërisë dhe konfliktit”.
Qeveria e Kosovës vendosi të ashpërojë masat ndaj mallrave nga Bosnja dhe Serbia duke ngritur tarifën prej 100 përqind edhe për mallrat e brendeve të huaja që janë të prodhuara në këto dy vende.
Më herët këto llojë të mallrave nuk ishin të përfshira në tarifën e re, vendosja e së cilës ka bërë që Beogradi të ndërpresë dialogun me Kosovën, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Bashkimi Evropian disa herë ka kërkuar nga Prishtina të heqë këtë masë, por Qeveria e Kosovës ka thënë se ajo do të hiqet vetëm kur Serbia dhe Bosnja ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave










