Lajme
Dikush hedh mijëra franga në kutinë postare të një komune zvicerane
Dyshohet për një person të moshuar. Janë bërë përpjekje për ta gjetur këtë dhe gjithashtu janë hulumtuar njerëzit, banorë të kësaj komune, të cilët kishin pasur detyrim ndaj komunës...
Një pikë e buxhetit të vitit 2019 të komunës Kirchleerau, Kantoni Aargau ka zgjuar kureshtje për misteriozitetin e saj. Nën pikën “Shpenzimet dhe të ardhurat neutrale” thuhet: “Afatet e e pritjes për pagesat e ardhura në vitet e mëparshme (paratë në kutinë postare të kancelarisë së komunës) prej gjithsej 3.000 frangash kanë skaduar, në vitin 2017 dhe 2019 kështu që janë regjistruar si të ardhura në këtë llogari”, shkruan gazeta Aargauer Zeitung.
Por, a janë hedhur para të gatshme në kutinë postare të zyrës së kësaj komune? Alex Bissola, Shefi i Financave, e konfirmon këtë, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2012, për herë të parë, një zarf me 1000 franga ishte gjetur në kutinë postare, me një shënim: “1000 franga për kompensim të pagesës së taksës”.
Sipas burimit të gazetës, dyshohet për një person të moshuar. Janë bërë përpjekje për ta gjetur këtë dhe gjithashtu janë hulumtuar njerëzit, banorë të kësaj komune, të cilët kishin pasur detyrim ndaj komunës, përcjell albinfo.ch. Në një fshat me 877 banorë, kjo gjë duket e lehtë. “Por ne thjesht nuk mundëm të gjenim se nga kush kanë ardhur paratë”, thotë Bissola.
Për më tepër, në vend të ndonjë dëshmie për prejardhjen e parave, dy vjet më vonë janë shtuar edhe 2000 franga të tjera, në të njëjtën mënyrë, dhe, sipas burimit, nga i njëjti person.
Kështu, nisur nga e dhëna se nga kërkimi mund të hiqet dorë pas pesë vitesh mungese të dëshmisë, 3000 franga tani konsiderohen “para neutrale të komunës”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













