Lajme
Mijëra persona “kosovarë me letra”
Shumë emigrantë që janë deklaruar si kosovarë dhe kanë marrë paligjshëm dokumente në kohën e UNMIK-ut, po humbin leje-qëndrimin apo të drejtën e vizës.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës po verifikon vërtetësinë e dokumenteve të tyre, duke mos lejuar t’i marrin të rejat, raporton Radio Kosova.
Edhe pse nuk ka të shifra të sakta, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme llogaritet se janë mijëra raste të tilla të vërtetësia e të cilave po kontestohet.
Drejtori i Agjencisë kosovare për regjistrim civil, Shkumbin Kastrati i ka thënë Radio Kosovës se ekziston dyshimi se në numrin mbi 450 mijë letërnjoftime të pa ndërruara të UNMIK-ut një pjesë e tyre mund t’i përkasin kësaj kategorie.
Kurse, shef i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Islam Caka, ka deklaruar se autoritetet kosovare po verifikojnë të gjitha rastet kur shtete të ndryshme kërkojnë vërtetësinë e tyre.
Marrja e dokumenteve kosovare nga shtetas kryesisht të vendeve fqinjë konsiderohet se është bërë gjatë vitit 1999, kur UNMIK-u kishte filluar regjistrimin dhe kur mungonin librat amëz.
Në saje të kësaj persona të etniteteve të ndryshme kanë kërkuar dhe marr lejen e qëndrimin apo kanë fituar shtetësinë në vende të ndryshme.
Duke u paraqitur si kosovarë ata kanë arritur të bindin autoritet e emigracionit të shumë vendeve se kanë ikur nga represioni në Kosovë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve











