Lajme
Mijëra qytetarë presin kryeministrin Rama në Preshevë
Shqiptarët me flamuj kombëtarë, por edhe me valle e këngë, po e presin Ramën si kryeministër të të gjithë shqiptarëve. Ardhja e Ramës nuk kaloi edhe pa incidente
Mijëra qytetar të Luginës së Preshevës janë tubuar në sheshin “Liria” në Preshevë, për ta pritur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili pritet pas pak të mbërrij në këtë qytet. Shqiptarët me flamuj kombëtarë, por edhe me valle e këngë, po e presin Ramën si kryeministër të gjithë shqiptarëve.
Burimet e Albinfo.Ch, nga Lugina e Preshevës raportojnë, se qyteti i Bujanocit dhe ai i Preshevës janë mbushur me forcat të xhandarmërisë serbe për të garantuar vizitën e kryeministri shqiptar, i cili po ashtu pritet të shpallet qytetarë nderi i Komunës së Preshevës.
Kjo vizitë konsiderohet historike për shqiptarët atje, pasi që është lideri i parë i qeverisë shqiptare që viziton këtë rajon me shumicë absolute shqiptare, prej që Shqipëria është pavarësuar më 28 nëntor 1912. Rama ka qenë edhe një herë në Luginë, por si liderë i opozitës për të promovuar librin “Kurban”.
Megjithatë j vizita e Ramës, nuk kaloi edhe pa incidente, për faktin se disa qytetarë u arrestuan nga forcat serbe, derisa po vendosnin flamuj kombëtarë. Ndërsa në autostradën në afërsi të Vranjës, policia serbe ka bllokuar autobusin me gazetarë e operatorë që ishin të akredituar për të ndjekur vizitën në Preshevë.
Policia serbe ka dhënë disa argumente për këtë ndalesë. Sipas saj, duhet më parë të kalojë delegacioni zyrtar e më pas mund të kalojnë mediat e akredituara për ndjekjen e vizitës. Më vonë merret vesh se ata janë liruar pas gati një orë pritje.
Ndryshe, një ditë më parë, kryeministri Rama qëndroi në Beograd, ku u takua me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin mbajtën një konferencë për media që nga nikoqiri u vlerësua si provokuese.
Rama në këtë konferencë foli edhe për Kosovën, duke thënë se pavarësia e saj e njohur nga më shumë se gjysma e shteteve të Kombeve të Bashkuara është një realitet i pakthyeshëm, dhe se sa më shpejtë që të pranohet ky realitet nga të gjithë, aq më mirë do të jetë për të gjithë rajonin.
Po ashtu a kërkoi që të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Luginë sikurse ato të serbëve në Kosovë.
Kryeministri Rama do të mbaj një fjalim në pallatin e Kulturës, me pas do të ecë këmbë deri të materniteti i Preshevës, që është edhe pjesë e investimeve shqiptare, ndërsa do të vizitoj edhe shkollën se mesme “Sezai Surroi” në komunën e Bujanoci. Po ashtu ai në hotel “Rozafa” në Bujanoc do të ndalet për drekë, ndërsa nëpër pikëkalimin e Konçulit kalon në Kosovë.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














