Zhvillim
MIK Agency pjesë e eventit më të madh të marketingut dixhital ne Zvicër
Kompania Zvicerano-Kosovare MIK Agency që ofron shërbime outsourcing nga Kosova për klientë zviceranë, tani është bërë zyrtarisht pjesë e panairit më të madh të marketingut dixhital në Zvicër, SuisseEMEX i cili do të mbajë edicionin e tij të Nëntë në Cyrih me 25-26 Gusht të këtij viti, bëhet e ditur nga një njoftim për medie i kësaj kompanie .
SuisseEMEX është panairi më i madh i Marketingut & Komunikimit, Organizimeve, Promocionit dhe Bizneseve Dixhitale në Zvicër që mbledh të gjitha bizneset në një vend. Rezultatet e këtij panairi janë një platformë unike e takimeve në mes të bizneseve dhe klientëve për të krijuar kontakte të reja dhe shkëmbimin e njohurive. Rreth 500 biznese dhe ekspertë nga Zvicra dhe jashtë saj takohen me më shumë se 15.000 vizitorë. Ky panair organizohet nën moton: “One Step Ahead” – “Një hap përpara”, që paraqet përgjigjet e të sotmes për komunikimin e të nesërmes.
MIK Agency është bërë zyrtarisht partner i këtij panairi ku edhe do të ketë mundësinë e paraqitjes së produkteve të saj si kompani për Web-Design, SEO, Online Marketing, Lead Generation etj. Natyrisht kjo është një arritje shumë e madhe fillimisht për kompaninë dhe stafin e saj dhe pastaj edhe për Kosovën pasi që jep mundësinë që klientë të ndryshëm të njihen me produktet që ofron kjo kompani e cila punën kryesore e kryen në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë, transmeton albinfo.ch njoftimin në fjalë.
Kjo padyshim është një ditë e zgjerimit në tregun zviceran, e sfidës dhe gjithashtu e suksesit që kjo kompani ka arritur falë punës së palodhshme të të gjithë stafit. MIK Agency përmes rrjeteve sociale gjithashtu u ka bërë ftesë të gjithë klientëve dhe atyre që janë të interesuar të vizitojnë panairin në Cyrih dhe të njihen me produktet dhe shërbimet që ofron kjo kompani, përfundon njoftimi i kompaisë MIK Agency..
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












